Shkurt.ch
Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje
Pprokurorët thanë se Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje në lidhje me sulmin e 2 marsit

Prokurorët federalë gjermanë thanë se kanë dorëzuar akuzat për vrasje kundër Arid Ukës, 21 vjeçarit me prejardhje nga Kosova, për shkak se vrau dy ushtarë amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit.
Në një deklaratë të lëshuar sot, prokurorët thanë se Arid Uka përballet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje në lidhje me sulmin e 2 marsit, transmeton Radio Evropa e Lirë njoftimin e medieve gjermane.
Nëse, dënohet, ai përballet me dënim të përjetshëm.
Prokurorët prentdojnë se Uka është një mysliman radikal, i cili ka vrarë ushtarët amerikanë për shkak të përfshirjes amerikane në Afganistan.
Ata thonë se ai ishte inspiruar nga propaganda xhihadiste në internet, por hetimet e tyre nuk kanë rezultuar në ndonjë lidhje të Ukës me ndonjë organizatë terroriste.
Uka është arrestuar në aeroport dhe mbahet në paraburgim që nga incidenti. Nuk është dhënë data e fillimit të gjykimit.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë dhe ukrainas, me debat rreth hegjemonisë ruse dhe serbe Shoqata “Studenti” në Universitetin e Cyrihut në bashkëpunim me studnetët ukrainas, organizoi panel mbi strategjitë hegjemoniste...
-
Defekte të shumta në mjetin transportues, gjobitet shoferi kosovar
-
Forcimi i Lidhjeve Ekonomike mes Diasporës Shqiptare dhe Zvicrës
-
Qëllohet para shtëpisë së tij, humb jetën 40-vjeçari shqiptar në Francë
-
Votat nga diaspora në dy qendrat evropiane në Bruksel e Strasburg
Jeta në Zvicër
-
Kushdo që kërkon uljen e qirasë mund të penalizohet Në pamje të parë, është një lajm i mirë për qiramarrësit: Të hënën, norma e interesit...
-
Nuk ka banesa për punëtorët sezonalë – reagojnë komunat
-
Policia sekuestron municion, uniforma e pajisje ushtarake në një fshat të Leposaviqit
-
Tre të arrestuar në Zvicër për pornografi me fëmijë, të krijuar nga AI
-
Qendra e Punëdhënësve propozon vendosjen e moshës së pensionit sipas viteve të kontributit