Lifestyle

Ariana Grande akuzon organizatorët e “Grammy”

Këngëtarja Ariana Grande ka akuzuar organizatorët e shpërblimeve “Grammy” për gënjeshtra.

“E kam mbajtur gojën time të mbyllur, por tani ju po gënjeni dhe shpifni për mua”, shkroi këngëtarja në Twitter, transmeton albinfo.ch.

Ken Ehrlich nga Grammy Awards pretendoi se Ariana po haste në vështirësi për të realizuar një performancë në ngjarjen e cila zhvillohet të dielën.

“Pikërisht kur kreativiteti dhe angazhimi im u ngufatën nga ju, unë vendosa të mos marr pjesë”, shtoi Grande.

Mosmarrëveshja filloi kur ende nuk ishte përcaktuar se çfarë këngë pritej të përfshiheshin në performancën e Grandes.

Sipas njoftimeve, 25-vjeçarja dëshironte ta këndonte vetëm këngën e saj më të re, 7 Rings. Kur organizatorët vendosën kundër kësaj, u sugjerua që Ariana Grande të këndonte disa këngë, përfshirë edhe hitin e fundit.