Integrimi
Arian Bilali: Shpresoj në mbështetjen e komunitetit shqiptar
“Me temat tona po fitojmë ndjekës nga një pjesë gjithnjë më e madh e shoqërisë”, thotë Arian Bilali, kandidat për deputet federal nga "Partia e Piratëve"
Arian Bilali nuk është emër i panjohur në skenën politike të Zvicrës lindore, respektivisht të Kantonit Thurgau. Ai, që në vitin 2015, si 21-vjeçar pati kandiduar për një vend në Parlamentin Federal të Zvicrës, si kandidat i Juso-s. Pak vite më vonë ka garuar për Parlamentin e Kantonit Thurgau, po për Juso-n. Por këtë vit ai ka ndërruar parti dhe është futur në listën zgjedhore të “Partisë së Piratëve” (Piratenpartei). Ariani, në intervistën e tij për Albinfo.ch flet rreth asaj çfarë e ka shtyrë të dalë në parti të re, si i sheh shanset për t’u zgjedhur, ku e sheh mbështetjen më të madhe për zgjedhjen e tij etj.
albinfo.ch: Është hera e tretë që kandidoni për zgjedhje. Por kësaj here përfaqësoni një parti tjetër politike. Çfarë ju ka shtyrë që t`ia mësyni Parlamentit Nacional?
Arian Bilali: Kjo është pjesëmarrja e dytë për mua si kandidat për Parlamentin e Zvicrës. Po ashtu një herë kam kandiduar edhe për Parlamentin Kantonal të Thurgaut, ku kam qenë në listën e Juso-s. Por më vonë kam braktisur Juso-n, pasi isha i pakënaqur me drejtimin e tyre, ndërsa sjellja e tyre në komitetin e referendumit kundër bupf-it ishte pika kulmore për mua. Prandaj, kalova te Piratët.
albinfo.ch: Sikur në zgjedhjet e kaluara, ashtu edhe tani për zgjedhjet nacionale, jeni ndër kandidatët më të rinj. Në Parlamentin Nacional nuk shohim pothuaj asnjë deputet nën 35 vjeç… Ku i shihni shanset?
Arian Bilali: Është e vështirë të vlerësohen shanset kësaj here. Piratët kanë një shans të mirë për një ose dy vende në Parlament, dhe është e mundur që unë të fitoj njërin prej tyre. Kur isha pjesë e Juso-s, shanset ishin më të dobëta. Me temat tona në Partinë e Piratëve, po fitojmë ndjekës nga një pjesë gjithnjë më e madh e shoqërisë. Kur ndodhem në evente, marr shumë përkrahje nga njerëzit që dëshirojnë të na votojnë, por megjithatë mund të bëhet shumë “ngushtë”, kur vjen puna te votimi.
albinfo.ch: Cili është grupi që synoni, i cili, sipas jush, do të votojë pikërisht për ju?
Arian Bilali: Unë shpresoj në mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe shpresoj që disa prej tyre do të më votojnë.
albinfo.ch: Tani me këtë parti politike si njeri me prejardhje të huaj, sigurisht keni interesim edhe për gjendjen e të huajve në Zvicër. Cila është kjo gjendje dhe si qëndron puna me shanset e barabarta të tyre?
Arian Bilali: Po, personalisht jam pro të drejtës së votës për të huajt dhe ne në Partinë e Piratëve jemi të mendimit se procesi i natyralizimit në Zvicër duhet të lehtësohet. Në këtë moment, Zvicra është në varësi të të huajve, ashtu siç edhe ne përfitojmë nga Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve