Financa
Ari vazhdon rritjen, dollari bie
Indeksi i dollarit preku nivelin më të ulët në 2 vite e gjysmë
Çmimet e arit kanë prekur nivelin më të lartë në 2 muaj në nisje të sesionit tregtar, ndërkohë që dollari pësoi rënie, prej fitores së demokratëve në Georgia.
Nëse demokratët marrin kontrollin e Senatit, do të ketë me shumë gjasa stimuj të tjerë fiskalë.
Norma spot e arit u rrit me 0.4% në 1,956 dollarë për onz, pasi preku nivelin më të lartë në dy muaj më herët gjatë sesionit në 1,959 dollarë.
Analistët thonë se fitorja e demokratëve në Georgia krijon mundësinë e më shumë stimujve dhe rritjen e konsiderueshme të borxhit, çka është pozitive për arin, transmeton Scan.
Metali i çmuar shihet si një aktiv për tu mbrojtur nga inflacioni, që pritet të vijë nga stimujt rekord fiskalë. Indeksi i dollarit preku nivelin më të ulët në 2 vite e gjysmë, duke e bërë arin më të lirë për ta blerë nga mbajtësit e valutave të tjera, pasi kuotohet në dollarë, përcjell albinfo.ch.
Tek metalet e tjera, argjendi fitoi 0.7% në 27.7 dollarë për onz, ndërsa Platini ra me 0.2% në 1.109 dollarë për onz.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’