Gruaja
Argjira Blakaj pushton ballinat e magazinës së famshme “Assure”
23 vjeçarja e rritur në Friburg të Zvicrës muaj më parë arriti të mbulojë ballinat e magazinës së njohur “Assure”
Magazina “Assure” shquhet për natyrën e saj të promovimit të bukurisë dhe modës. Ajo shpërndahet ndërkombëtarisht, e kësisoj ka një publik të gjerë. Fatmirësisht, së fundi ky publik i gjerë ka pasur mundësinë të njihet me Argjira Blakajn, e cila ka përfaqësuar bukurinë e gruas shqiptare. Një arsye legjitime mburrjeje për vajzën shqiptare.
“Ishte ndjenjë krenarie për ta prezantuar bukurinë e gruas shqiptare”, thotë ajo për albinfo.ch.
Argjira ka përfunduar studimet për gjuhë të huaja në Zvicër ndërsa merret me manekenizëm e me modelizëm që nga mosha 17 vjeçare. Ajo tashmë është pjesë e një agjencie të manekenizmit në Lozanë.
Vajza me rrënjë nga Kosova së fundmi kishte përfunduar një set fotografik dhe i ishte propozuar që këto fotografi t’i dërgoheshin magazinës së famshme. “Assure” jo vetëm që kishte pranuar t’ia publikonte ato, por e panë kishte vendosur foton e Argjirës në ballinë.
“Pas disa ditësh, fotografi më kontaktoi, duke me përgëzuar për faktin se revista kishte vendosur ta vinte foton time në ballinë”, thotë ajo.
Përfshirja në një revistë të tillë me nam i mundësoi asaj famë më të madhe, e kësisoj edhe oferta të tjera. Mirëpo Argjira ka një fokus tjetër.
“Kam pasur oferta te shumta, por preokupimi im kryesor është përfundimi i studimeve pasi qe jam në semestrin e fundit për gradën master në universitet. Kjo nuk më mundëson momentalisht kohë të mjaftueshme për aktivitetet tjera, që për mua janë hobi.”
Blakaj i inkurajon të gjitha vajzat që të ndjekin ëndrrat e tyre e të mos dorëzohen.
“Edhe pse për mua, përvoja e parë për të qenë Miss nuk ishte e suksesshme, sot megjithatë jam në ballinën e një reviste. Kjo do të thotë se vetëm duhet që me këmbëngulësi të hulumtohen rrugë të ndryshme, për të ardhur te suksesi”, ka shtuar ajo.
Modelizmi, vetëm hobi
“Kam pasur oferta te shumta, por preokupimi im kryesor është përfundimi i studimeve pasi qe jam në semestrin e fundit për gradën master ne universitet. kjo nuk më mundëson momentalisht kohë të mjaftueshme për aktivitetet tjera, që për mua janë hobi.”
Fotot: Ramin Photography
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë