Lifestyle

Argjentinasit vallëzojnë masivisht në rrugë

“Avenida de Mayo” në Buenos Aires u shndërrua në sallë të vallëzimit të tangos për ngjarjen vjetore

Shumë argjentinas morën pjesë në performancën masive të vallëzimit të tangos. Organizimi ishte bërë për të festuar vallen e famshme argjentinase.  “Avenida de Mayo” në Buenos Aires u shndërrua në sallë të vallëzimit të tangos për ngjarjen vjetore.

 

Ndërkohë, Dita Kombëtare e Tangos u shënua edhe në shumë qytete të tjera. Shumë çifte u panë teksa me pasion vallëzonin.

 

“Kjo është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time. Kurrë s’e kam menduar se mund të arrij në këtë fazë”, tha mes tjerash 75-vjeçarja Dora Dacuna.

 

Tangoja si vallëzim filloi në fillim të shekullit të 19-të në zonat e portit në kryeqytetin argjentinas, Buenos Aires. Tani, tango është bërë vallëzim i famshëm në mbarë botën.