Gruaja

Ardijana Krasniqi, këngëtare me të ardhme të ndritur në Suedi

Ardijana Krasniqi nga Maqedonia nuk arriti të fitojë festivalin ‘Melodifestivalen’, megjithatë, ka marrë kritika pozitive

Pasi shumë këngëtare shqiptare po shpërthejnë në skenën evropiane, kësaj skene mund t’i shtohet edhe një tjetër. Ardijana Krasniqi nga Maqedonia nuk arriti të fitojë festivalin ‘Melodifestivalen’, megjithatë, ka marrë kritika pozitive.

Nëse do të fitonte në këtë festival ajo do të fitonte të drejtën të përfaqësojë Suedinë në “Eurovision” këtë vit, shkruan ‘kultplus’.

Ajo u paraqit me këngën “Amare” në gjysmëfinalen e parë pa arritur të kalojë tutje, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, ajo ka marrë kritika pozitive dhe pavarësisht se nuk triumfoi në këtë festival, mund të bëhet këngëtare e njohur.

https://www.youtube.com/watch?v=cuMPu5hKER8