Shkurt.ch
Ardiani: Problem me Ninën dhe Nicole!
Në Gjermani është duke u përfolur shumë për spektaklin e madh “Gjermania kërkon super yllin”, i cili u mbajt të shtunën e kaluar. Në mesin e kandidatëve të cilët e kaluan barrierën e parë, është edhe kosovari që thyen zemrat, Ardian Bujupi.
Duket se debutimi i tij nuk ishte edhe aq me fat. Përderisa Ardiani ishte duke u ngjitur në skenë, ai i acarroi marrëdhëniet me dy konkurrentet e tij Nina dhe Nicole. Ato e kishin akuzuar Ardianin se ai është person i cili nuk respekton njeri, pasi sipas tyre, ai i kishte ngacmuar me fjalë. “Pse po i ngacmon vajzat e reja”?, e kishte pyetur moderatori Marco Schreyl pas përfundimit të shout. Ai vetëm pohon:
“Ishte një mosmarrëveshje e vogël”. Ndërsa pop-ylli gjerman Bohlen e ka paralajmëruar: „Po të vazhdosh në këtë mënyrë, të garantoj se asnjëherë nuk do të fitosh këtu”. Ardiani menjëherë iu kishte kërkuar falje kolegeve të tij në mënyrë publike për qëndrimin e tij.
Por, nuk dihet se sa do të zgjasë kjo paqe. Ndryshe, shou “DSDS” është bërë një eveniment i vërtetë dhe ndiqet nga miliona shikues gjermanofonë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha