Lifestyle
Ardiana Gerxhalija shpallet “Përcjellësja e parë” e “Miss Finlanda 2017″
“Tani u bëra “Përcjellësja e parë” në garën “Miss Finlanda 2017”. Kjo do të thotë se unë do të përfaqësoj Finlandën në garën e madhe “Miss Bota” e cila do të mbahet këtë vit në Kinë”
Shqiptarja Ardiana Gerxhalija ka fituar mbrëmë në Helsinki, titullin “Përcjellësja e parë” “ Miss Soumi 2017” (Miss Finland 2017). Sipas bukuroshes 21 vjeçare e cila banon në Turku, ajo do të përfaqësojë Finlandën “Miss Bota”, shkruan “albinfo.ch”
“Tani u bëra “Përcjellësja e parë” në garën “Miss Finlanda 2017”. Kjo do të thotë se unë do të përfaqësoj Finlandën në garën e madhe “Miss Bota” e cila do të mbahet këtë vit në Kinë”, ka shkruar në “Instagram” Ardiana, menjëherë pas marrjes së çmimit, përcjell “albinfo.ch”.
Ndërkohë, kurorën e më të bukurës në këtë konkurrim pra, vendin e parë, e zuri 25 vjeçarja nga Helsinki, Michaela Söderholm, ndërsa titullin “Përcjellësja e dytë” respektivisht vendin e tretë e fitoi 22-vjeçarja Pihla Koivuniemi, studente në Universitetin e Turkut.
Gara “Miss Finlanda” e sivjetme u mbajt për herë të 80-të. Miss Finlanda e parë qe zgjedhur në vitin 1931.
foto: https://pikdo.com/u/adrianager_
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












