Integrimi
Ardian Gjeloshi, referon në Universitetin e Cyrihut mbi tregun e patundshmërive
Referati që ka zgjatur 45 minuta është realizuar në kuadrin e serisë së ligjëratave të lëndës studimore “Real Estate Finance”, e cila gjatë këtij semestri ofrohet nën drejtimin e dr. Jürg Syz dhe Dr. Marco Salvi
Presidenti i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse” nga Cyrihu,Ardian Gjeloshi ka referuar në Universitetin e Cyrihut lidhur me tregun e patundshmërive në Zvicër
Sa dinamik është tregu zviceran i patundshmërive? Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provon crowdhouse t`i zgjidhë? Po ashtu: kush ka mundësi përgjithësisht të investojë sot në Zvicër në patundshmëri? Ardian Gjeloshi, president i bordit të drejtorëve të kompanisë “crowdhouse”, ka ligjëruar më 22 maj në Universitetin e Cyrihut për këto dhe çështje tjera., shkruan albinfo.ch, duke iu referuar faqes së internetit të kompanisë së përmendur.
Referati që ka zgjatur 45 minuta është realizuar në kuadrin e serisë së ligjëratave të lëndës studimore “Real Estate Finance”, e cila gjatë këtij semestri ofrohet nën drejtimin e dr. Jürg Syz dhe Dr. Marco Salvi.
Ardian Gjeloshi, në faqen e internetit të kompanisë që udhëheq, sqaron arsyet që e kanë shtyrë të pranojë ofertën e dy docentëve të përmendur.
“Tregu zviceran i patundshmërive sot është edhe më tutje domen i investuesve institucionalë. Pikërisht në këtë fushë nuk është aq e thjeshtë të fitohen njohuri praktike. Me crowdhouese, ne duam që tregut të patundshmërive t`ia japim një shkëlqim të ri me inovacionet teknike dhe modelet e reja, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye jam ndier shumë i kënaqur që këtë temë ta reflektoj nga perspektiva ime prej ndërmarrësi para një publiku të ri dhe të interesuar.
Ardian Gjeloshi është specialist i degës së re të ekonomisë në Zvicër “fintech” (teknologji financiare). Muaj më parë ai dhe kompania që drejton ka ndarë çmimin e parë në Zvicër, të ndarë në kuadër të konferencës “Fintech2017 – Drivers of Change”.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Mjekët në fushatë për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në një kohë kur politikanët janë në fushatë për të marrë votën e qytetarëve .Parandalo sot, për të jetuar nesër më mirë Kjo është motoja e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë...
-
Rregullat e reja strikte të zhurmës rrugore të Zvicrës tashmë janë në fuqi
-
Shumica e refugjatëve ukrainas të Zvicrës ende nuk punojnë
-
Zvicra do të lejojë automjetet me autopilot nga marsi
-
Shqyrtohet mundësia që të huajt në Zvicër të kryejnë shërbimin ushtarak ose të mbrojtjes civile