Shqipëria

Ardhja e Merkelit në Shqipëri, Policia me plan masash

Ardhja e kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, në Shqipëri ka bërë që Policia e Shtetit të hartojë një plan të rreptë masash për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

Policia thotë se të martën do ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në segementet; Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, raporton Euronews, transmeton Albinfo.ch.

Strukturat ligjzbatuese u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në segmentet e mësipërme, me qëllim që të evitojnë mbingarkesën në trafik nga ora 09:00-13:00 të datës 14 shtator.

Qytetarëve u kërkohet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet përkatëse.