Lajme

Ardhja e mërgimtarëve, pritjet te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta

Kolona 200 metra e pritje deri në 40 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare, shkruan albinfo.ch.

Në disa prej pikave kufitare ka pritje deri në 40 minuta.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 30-40 minuta, e kolona është 200 metra.

Në Jarinjë e Merdar pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, derisa në pikëkalimet e tjera 3-5 minuta.