Kosova
Ardhja e diasporës, shpresë për ngritje ekonomike
Ardhja e diasporës këtë vit mund ta determinojë rritjen ekonomike në Kosovë, pasi vitin e kaluar ato patën ndikim të madh në këtë drejtim.
Për kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ndihmesë të madhe në ekonomi ka dhënë edhe tërheqja e 10 përqindëshit nga Trusti me një vlerë totale prej 200 milionë euro.
Për Ekonomia Online, Zeka thotë se këtë vit ndonëse nuk parashihet një masë e tillë kjo do të jetë një qarkullim i reduktuar në ekonominë vendëse.
“Sa i përket rritjes ekonomike meqenëse diaspora ka një ndikim goxha të madh gjithçka do të varet edhe nga ardhja e tyre. Nëse do të kishim fluks të madh të vizitorëve nga diaspora siç e kishim në vitin 2021 që tash mund të flasim për një parashikim të krahasueshëm me atë të vitit të kaluar. Këtë vit do të kemi edhe një hendek tjetër për sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe normës së rritjes në përgjithësi. Vitin e kaluar kishim heqje të trustit në shumën 200 milion euro të cilat natyrisht që kanë gjetur vendin e tyre në ekonominë e vendit. Këtë vit nuk kemi një masë të tillë që i bie që edhe qarkullimi në përgjithësi do të jetë më i reduktuar sidomos nëse do të kemi vizita më të vogla nga ana e pjesëtarëve të diasporës”, tha Zeka, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik