E-Diaspora

“Ard” me film-dokumentar për Rene Rexhepin

Rene Rexhepi është kuzhinieri më i mirë shqiptar, por edhe botëror. Restoranti i tij “Noma” në Kopenhagë të Danimarkës është zgjedhur katër herë “Restoranti më i mirë në botë”, shkruan albinfo.ch.

Televizioni gjerman “Ard” ka realizuar një film-dokumentar me kuzhinierin Rene Rexhepi.

Ai tregon se me punë dhe pasion të jashtëzakonshëm arriti suksese në karrierën e tij, derisa Rene ka prejardhje shqiptare.

Filmi-dokumentar është 90 minuta, ku edhe protagonistët tjerë flasin për kuzhinierin shqiptar, specialitetet e tij dhe gjithçka tjetër.

Rene ka lindur në Danimarkë, derisa babai i tij është nga Tetova. Ai ka jetuar në Maqedoni, aty ku edhe filloi me këtë zanat, ku një meritë të madhe ka familja e tij shqiptare.