Lajme
Arbër Rama (EAZ), me më së shumti nominime për çmimin zviceran të muzikës
Reperi nga Cyrihu, me rrënjë nga Kosova, nominohet në tri kategori të ndryshme për çmimin që ndahet më 8 maj
Të mërkurën, më 10 prill, janë shpallur të nominuarit për Çmimet e Muzikës Zvicerane, të 17-tat me radhë (17. Swiss Music Awards). Votimi publik ka qenë i hapur që nga ora e drekës së së mërkurës dhe do të zgjasë deri më 21 prill, transmeton albinfo.ch
Reperi shqiptar Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ mban rekordin sa i përket numrit të nominimeve. Ai është nominuar pra në tri kategori për çmimin më të madh zviceran të muzikës së popullarizuar.
Së pari, këngëtari i repit, EAZ krahas këngëtarëve Baschi dhe Göla mund të kenë shpresa për çmimin “Best Male Act” (interpretimi më i mirë i meshkujve. Ndërsa Beatrice Egli, Joya Marleen apo Seraina Telli mund të shpallen “Best Female Act”, siç njoftojnë organizatorët.
I nominuar në kategorinë “Best Hit” është po ashtu EAZ me këngën “Juicy”, pastaj grupi Hecht me këngën “Amigo” dhe Remo Forrer me “Watergun”.
EAZ, reperi i Cyrihut me rrënjë kosovare, tashmë dy herë është nominuar për çmimin zviceran të muzikës. Ai gjatë dy tre viteve të fundit ka thyer rekorde sa i takon dëgjimit dhe transmetimit (Streaming), shkruan albinfo.ch. Kështu, mund të thuhet se Rama ka qenë ndër më meritorët në vlerësimin e publikuar vitin e kaluar se këngëtarët me rrënjë shqiptare po ua kalojnë kolegëve të tyre që kultivojnë muzikë tradicionale zvicerane.
Mbrëmjes së çmimeve i janë shtuar gjithashtu edhe dy kategori të reja këtë vit: “Best Streaming Artist” (ku bën pjesë edhe EAZ, alias Arbër Rama) dhe “Most Rising Artist Social Media”.
Spektakli “Swiss Music Awards” do të mbahet më 8 maj.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













