Kosova

Arbër Hoxha thotë se su ftua nga Kosova, tani synon Kombëtaren e Shqipërisë

Sulmuesi 25-vjeçar, nga Kosova, Arbër Hoxha thotë se Kosova nuk e ftoi asnjëherë teksa synimet e tij tani janê drejtuar kah Kombëtarja e Shqipërisë.

Në një intervistë të dhënë për “germanijak”, pas transferimit nga Slaven Belupo te Dinamo Zagreb, Hoxha u shpreh se Kosova nuk e ka ftuar asnjëherë dhe se shpreson që të luajë për kuqezinjtë.

“Po, Kosova asnjëherë s’më ka ftuar, Shqipëria më telefonoi dhe ma dha pasaportën. Besoj që së shpejti do të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj të shkoj në Evropian që të luaj ndaj Kroacisë”, tha Hoxha.