Lajme
Arbër Bullakaj nis fushatën për zgjedhjet federale të 22 tetorit
"Sot ne filluam fushatën për Dhomën e Kantoneve. Eshtë fushatë e hapur dhe progresive, pa kompromise. Jemi konsekuentë për barazi, mundësi të barabarta..."
Më 22 tetor mbahen zgjedhjet parlamentare të Zvicrës, në të cilat marrin pjesë edhe një numër politikanësh me rrënjë shqiptare, shkruan albinfo.ch. Ndër ta është edhe aktivisti tahsmë i njohur politik Arbër Bullakaj, nga Kantoni St. Gallen, i cili garon për një vend në Dhomën e Kantoneve (Senatin ose dhomën e vogël) të Parlamentit.
Bullakaj, kishte marrë pjesë edhe në zgjedhjet për legjislaturën e kaluar, (për Dhomën Nacionale) katër vite më parë. Ai nuk kishte arritur të zgjidhej por megjithatë kishte dalë i pari në listën e pritjes, që ishte suksesi më i madh i një kandidati me prejardhje shqiptare.
Sot, më 2 shtator Arbri ka filluar fushatën zyrtare zgjedhore. Me këtë rast ai ka bërë një postim në faqen e tij të FB-së ku prezanton këtë akt.
“Sot ne filluam fushatën tonë për Dhomën e Kantoneve. Eshtë fushatë e hapur dhe progresive, pa kompromise. Jemi konsekuentë për barazi, mundësi të barabarta, të drejta civile, të drejta të njeriut dhe për një ekonomi për të gjithë”, shkruan ai, duke prezantuar edhe posterin zgjedhor.
Po ashtu sot, Bullakaj, tani në cilësinë e aktivistit dhe bartësit të iniciativës “Aktionvierviertel” prezanton një aktivitet me elemente festive dhe debat që mbahet sonte në lavanderinë qendrore në Cyrih, shkruan albinfo.ch. Kjo iniciativë në nivel federal kërkon lehtësim të natyralizimit të të huajve dhe që atyre tu mundësohet pjesëmarrje më e lehtë në jetën politike të Zvicrës
Eventi përfshin një panel të klasit të lartë me politikanë dhe aktivistë si: Paul Rechsteiner, Mirjam Eser Davolio, Merita Shabani (@babanews.ch), dhe moderhet nga @kasparsurber dhe muzikë fantastike @batbaitband, @oddbeholder.
Arbër Bullakaj është i lindur në vitin 1986, në Prizren. Në Zvicër, gjegjësisht në Wil (SG) jeton nga mosha 8 vjeçare. Krahas politikës ai merret edhe me ndërmarrësi.
E-Diaspora
-
Kompozitorja Anda Kryeziu merr çmimin e Shtutgartit për kompozim Ajo merr Çmimin e 69-të të Kompozicionit të Qytetit të Shtutgartit. Ceremonia e ndarjes së çmimeve...
-
“Letra lejlekut”, një roman që pasuron letërsinë shqipe për të rinj
-
Gjenevë: Është mbajtur Seminari “Parandalimi shpëton jetë”
-
Adrian Gjoshi diplomon në “Åbo Akademi University” në Finlandë
-
Jennifer Lopez e veshur nga stilisti shqiptar në premierën e filmit të saj të ri
Jeta në Zvicër
-
Hidhet shorti për këngët gjysmëfinaliste të Eurovizionit që mbahet në Bazel ‘Eurovision 2025’ do të mbahet më 13, 15 dhe 17 maj në St. Jakobshalle të Bazelit,...
-
TCS paralajmëron: Gjithnjë e më shumë zviceranë po kthehen tek avionët e ambulancës
-
Janari është muaji me më së shumti vdekje në Zvicër
-
Rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë uljen e vdekjeve nga të ftohtit
-
Gjithçka që duhet të dini për kriptovalutat në Zvicër