Integrimi
Arbenita shpëton plakën gjermane nga vjedhja, policia e shpërblen për guximin
Me të parë se gratë ia morën kuletën plakës, Arbenita ndërhyn duke iu drejtuar me zë të lartë dy vjedhëseve sa që ato detyrohen të ikin nga aty pa kuletë, të cilën nga frika e lëshojnë
Plaka 84 vjeçare Waltraut Stork, më 5 shtator, pasi kishte bërë pazaret në një qendër tregtare në Gütersloch, deri sa po donte të largohej me rolatorin e saj, ndalohet nga dy gra në parkingun e qendrës. Ato me pretekstin se duan të flasin me të duan ta habisin dhe t`ia marrin portofolin me para, shkruan dieglockeonline.de. Njëra prej tyre gjatë bisedës ia nxjerr portofolin nga xhepi i palltos.
Por plakës nuk i kalon pa u vërejtur kjo gjë. Në të njëjtën kohë ngjarjen po e ndiqte nga distanca edhe Arbenita Hoxha, 27 vjeçare, përcjell albinfo.ch. Me të parë se gratë ia morën kuletën plakës, Arbenita ndërhyn duke iu drejtuar me zë të lartë dy vjedhëseve sa që ato detyrohen të ikin nga aty pa kuletë, të cilën nga frika e lëshojnë.
Menjëherë pas kësaj Arbenita njofton policinë. Përshkrimi që u bëri dy grave ishte aq i hollësishëm sa që policia i kapi ato shumë shpejt, afër vendin të ngjarjes. Bëhet fjalë për një grua 39 dhe një tjetër 19 vjeçare, të dyja nga Bosnja. Ndaj tyre po zhvillohet procedura përkatëse.
Policia në Gütersloch ka marrë shkak nga veprimi i guximshëm i Arbenita Hoxhës, për t`i shprehur asaj mirënjohje në mënyre zyrtare. Në pritje ishte edhe plaka e sulmuar, transmeton albinfo.ch. Në një bashkëbisedim të shkurtër, drejtori i policisë shprehu respekt për sjelljen e Arbenita Hoxhës. Ai theksoi se sot mjerisht veprimet si ky nuk janë të vetëkuptueshme.
Megjithatë ai dëshiron t`i trimërojë qytetarët të veprojnë kështu, por sigurisht, duke mos neglizhuar sigurinë e tyre personale.
Arbenitës në fund i është dorëzuar një dhuratë e vogël në shenjë mirënjohjeje.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor