Integrimi
Arben Markaj dhe tregimi i tij për Krishtlindjen
Besimtari katolik mjeshtëron, gëdhend dhe dekoron në objektin kompleks dhe që kërkon shumë punë, atë të «stallës», skenës së lindjes së Krishtit
Gjatë gjithë vitit, Arben Markaj baba i tre fëmijëve e ka vështirë të gjejë kohë për të shprehur kreativitetin e vet. Si udhëheqës filiale në një restorant ushqimi të shpejtë në Baden (Kantoni Aargau), ai ka shumë për të bërë edhe në kohën para Krishtlindjes, shkruan gazeta lokale «Rundschau». Por për diçka ai gjeti megjithatë kohë: në periudhën e Adventit besimtari katolik mjeshtëron, gëdhend dhe dekoron në objektin kompleks dhe që kërkon shumë punë, atë të «stallës», skenës së lindjes së Krishtit, transmeton albinfo.ch. Ajo e zë rreth një të katërtën e dhomës së tij të ndejës.
Gruaja e tij, Federika e thotë si me pëshpëritje se gjatë kësaj kohe i del ca më shumë punë për pastrim…
Shtalla me Jezuin e posalindur, Marinë, Jozefin, tre mbretërit, barinjtë, engjujt, kafshët dhe detajet e gdhendura me dashuri, përbëjnë jo vetëm për tri vajzat e tij një kryevepër të kohës së para Krishtlindjes. E gjithë lagja grumbullohet për të shikuar skenën, dhe për ta celebruar atë siç është zakon vende-vende me bekimin e pemës së Krishtlindjes, duke gostitur me kafe dhe ëmbëlsira.
Kosovari është i sigurt: Në «Alt-Rieden», lagjen ku jeton ai ndodhet një krishterim i jetuar, që siç e thotë ai «përbën një shembull të mirë për gjithë botën». Kështu, në atë lagje kopshtet, sheshet e lojërave të fëmijëve dhe bankat për ulje shfrytëzohen si një e mirë e përgjithshme. Kur dikush ulet në to, të tjerët me kënaqësi i afrohen, flasin për brengat e përditshme, për politikën, zotin dhe për botën. Kur përgatitet një skarë, secili e vendos aty edhe salsiqen e tij. Fëmijët luajnë rreth fontanës dhe nëpër kopshte, ashtu si në kohët e shkuara në vendet prej nga vijne ata si nga Kosova, nga Bavaria, Freiamti ose Fricktal etj. Të gjithë ndihmojnë dhe mbështesin njëri tjetrin kur paraqitet nevoja.
Dhe përse kjo do të duhej të quhej rrëfim i Krishtlindjes? Për arsyen se është pikërisht një përbashkësi e tillë që i kalon gjeneratat dhe nacionalitetet, kjo dashuri e afërsi e jetuar në praktikë, ajo çfarë ne kremtojmë në Krishtlindje, përfundon «Rundschau».
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur