Integrimi
Arba Kokalari flet për sfidat pasi u zgjodh eurodeputete
Ajo hyri në histori si deputetja e parë shqiptare që siguron një ulëse në Parlamentin Evropian
Pas zgjedhjeve të së dielës në BE, është e qartë se Arba Kokalari do të zërë vendin e saj në Parlamentin Evropian.
Tashmë ajo është shumë e angazhuar, derisa e presin shumë sfida. “Puna fillon menjëherë. Takimet dhe negociatat fillojnë tani, derisa në fillim të korrikut është seanca e parë në Strasburg”, thotë ajo për “resume.se”.
Arba Kokalari është shumë e motivuar për sfidat e reja. “Jam përgatitur një kohë të gjatë për këtë dhe kam dëshirë të madhe dhe përkushtim për të drejtuar kërkesat e mia në Parlamentin Evropian”, shton tutje ajo, përcjell albinfo.ch.
Partia e saj, ‘Moderatorët’ fitoi katër vende, dhe ajo siguroi ulëse në Parlamentin Evropian, duke u bërë gjithashtu shqiptarja e parë në PE.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë votuar mua dhe Moderatorët. Në veçanti falënderoj qindra aktivistë dhe të rinjtë, si dhe miqtë e mi”, shton tutje ajo.
Arba flet edhe për sfidat e mëdha që e presin. “Ka shumë sfida në Evropë tani, por mendoj se çështja më e madhe do të jetë negociatat për buxhetin e BE-së. Mendoj se kjo do të jetë një nga ngjarjet dominuese në vitin e ardhshëm”, thotë shqiptarja e lindur në Tiranë, e cila ka emigruar në Suedi.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor