Kosova
Arba Kokalari dhe Adnan Dibrani, drejt Parlamentit Evropian
Dy shqiptarë nga Suedia pritet të jeni në parlamentin evropian
Pa dyshim se bashkatdhetarët tanë në Suedi janë ‘kampionë’ sa i takon përfaqësimit politik të tyre jo vetëm në Parlamentin suedez, por dhe në Parlamentin Europian, përcjell albinfo.ch.
Adnan Dibrani, nga Koshtova e Mitrovicës, për t’u vendosur në Varberg të Suedisë është i pari shqiptar në Europën moderne që ka mundur të zgjidhet deputet në një parlament të BE-së, përkatësisht në Suedi. Kurse tani, ai do të votohet si kandidat i socialdemokratëve për në Parlamentin Europian në Bruksel, në votimet që mbyllen më 9 qershor 2024. Bashkë me të, edhe një shqiptare tjetër me shtetësi suedeze, Arba Kokalari, nga radhët e moderatëve, kandidon për këto zgjedhje pas përfundimit të mandatit të parë që ajo kishte 5 vjetët e fundit në Bruksel. Të dy shqiptarët janë të 4-t në listat favorite të partive të tyre dhe me shumë gjasë do t’i shohim të dy si eurodeputetë.
Adnani vjet u bë i famshëm në mediat europiane pasi u hodh në lumë për të shpëtuar nga mbytja një vogëlush në Malin e Zi.
39-vjeçari, baba i tre fëmijëve, është tepër i njohur jo vetëm për komunitetin shqiptar në gjithë Suedinë, por sidomos për socialdemokratët e rajonit Västra Sverige, një zonë me zhvillim të madh industrial. Adnani ka një karrierë të gjatë në politikë, ku ai thotë se jam angazhuar që i vogël. ‘Kam hyrë në politikë që fëmijë dhe shumë i ri në parlament, duke qenë shqiptari i vetëm. Sot konstatoj me shumë kënaqësi se jo vetëm në nivelin qendror, por edhe në atë lokal ka shumë vazja e djem, zonja e zotërinj nga komuniteti shqiptar nga të gjitha krahët politike dhe kjo më bën të ndihem krenar’, thotë Adnani, i cili realisht ka shërbyer si shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët që kanë dashur të angazohen me politikë aktive në Suedi.
Në fakt, pas tij është Aida Birinxhiku deputetja e radhës më e reja në moshë në historinë e parlamentit suedez si dhe Arbër Gashi që pritet të zëvendësojë Adnanin sapo ai të marrë mandatin e tij 5- vjeçar në Bruksel.
Dibrani mendon se ka qenë performanca e tij politike, si në parlament ashtu edhe në nivelin lokal që ka shtuar besimin e socialdemokratëve, të cilët e kanë renditur atë në vendet e larta të listës së kandidatëve të tyre për në Bruksel. Në parlamentin suedez ai ka qenë për një kohë të gjatë i angazhuar në komisionin e ekonomisë dhe financave dhe mesa duket këtë profil do të mbajë edhe në komisionet europiane në Bruksel. ‘Mendoj se besimi që ma ka dhënë partia ka të bëjë me planet e saj afatgjata që unë ta përfaqësoj atë dhe Suedinë për një periudhë 10-15 vjeçare në Parlamentin Europian, ku do të jap kontributin tim për Suedinë, biznesin suedez, për ekonominë e përbashkët europiane, rritjen e kapaciteteve të saj prodhuese dhe shkëmbimeve tregtare jo vetëm brenda 27-shes por edhe në rajone të tjera të botës, ku nëpërmjet shtrirjes së rrjetit të prodhimit industrial, të bëjmë të mundur edhe respektimin e të drejtave të punëtoreve edhe në këto vende dhe po ashtu të bëjmë të mundur rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve suedezë në radhë të parë, por edhe atyre europianë dhe më gjerë’-argumenton kështu deputeti shqiptar besimin që i ka dhënë partia socialdemokrate suedeze.
Ai beson se BE do të vazhdojë të mbetet një organizatë e krijuar për të shmangur luftën, çka ia ka arritur ta bëjë në këto 80 vjet, por edhe të zhvillojë tregtinë e lirë, rrisë mirëqenien e banorëve të unionit dhe nëpërmjet kësaj të mundësojë shmangien e konkflikteve.
Suedia e mbulon rreth 70 % të vëllimit të eksport-importeve me vendet e BE-së dhe sipas Dibranit fokusi do të jetë në rritjen e prodhimit dhe shkëmbimeve në sektorin e industrisë, sidomos atyre të makinave, ku Suedia njihet për disa ekskluzivitete, të cilat kërkohet të shtrihen edhe në Amerikën e Jugut, Kinë, etj.
Sa i takon Kosovës e Shqipërisë dhe marrëdhënieve të tyre të bashkëpunimit dhe anëtarësimit në organizmat dhe institucionet europiane, Adnan Dibrani thotë se të dy vendet tona kanë bërë hapa të mëdha përpara. ‘Shqipëria dhe Kosova kanë bërë transformime të mëdha në këto 20-30 vitet e fundit, më shumë sesa çdo vend tjetër i Ballkanit’- thotë ai, por shton se mbetet ende punë për të bërë sa i takon shtetit të së drejtës, funksionimit të shtetit ligjor, luftës së krimit dhe korrupsionit etj. Ai është njohës shumë i mirë i ambientit politik në Kosovë dhe Shqipëri, ku për qëllime pune udhëton 4-5 herë në vit. Sipas tij, politika në Tiranë dhe Prishtinë duhet të kapë momentumin dhe nga ana tjetër nuk duhet të presë udhëzimet e BE për të plotësuar angazhimet e ndryshme apo për të pëmbushur kapitujt që duhen plotësuar për të hyrë në BE, por duhet t’i paraprijnë ato, duke i miratuar dhe aplikuar paraprakisht.
Sa i takon çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës, Adnan Dibrani thotë se Kosova është gati. Zoti Dibrani ka qenë në komisionin politik të Këshillit të Europës që ka punuar me këtë çështje dhe thotë se pala kosovare i ka përmbushur detyrimet e veta.
Votimet paraprake në Suedi për Parlamentin Europian fillojnë më 22 maj, ndërsa procesi përfundon më 9 qershor. Mesazhi i Adnan Dibranit për bashkatdhetarët është ky: ‘Dilni e votoni të gjithë ju që keni të drejtë vote. Nuk keni asnjë arsye përse të mos votoni. Kjo është një mundësi e artë që të dërgoni në Bruksel dy deputetë me origjinë shqiptare. Kurrë më shumë sesa sot nuk e kemi mundësinë që të kemi një mbështetje dhe përfaqësim shqiptar në Bruksel’.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha