Koronavirusi: çast pas çasti
Arabia Saudite kërkon nga myslimanët të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të Ramazanit
Kur kanë mbetur më pak se një javë nga fillimi i muajit të Ramazanit, tashmë vendet myslimane si Arabia Saudite iu kanë bërë thirrje besimtarëve islam që të mos mblidhen për lutje gjatë kësaj përiudhe të pandemisë së koronavirusit.
Këshilli i Lartë i Dijetarëve tha që myslimanët duhet “të shmangin tubimet sepse ato janë shkaku kryesor i përhapjes së infeksionit”, raporton Agjencia Saudite e Shtypit e cila kontrollohet nga shteti.
Arabia Saudite, me shumicë sunite, ka mbyllur xhamitë e saj, duke përfshirë – Xhaminë e Madhe në Mekë – si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.
Ndërkohë, Udhëheqësi Suprem i Iranit të sunduar nga Shiitët, Ayatollah Khamenei, ka thënë që myslimanëve nuk u kërkohet të agjërojnë gjatë Ramazanit, nëse veprimi i tillë paraqet një kërcënim për shëndetin e tyre, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut