Shkurt.ch

Arabia Saudite blen 55 aeroplanë të Zvicrës

Në Arabiaktualisht janë 47 aeroplanë trajnues Pilatus PC-9. Edhe aeroplanët e porositur së fundi janë për stërvitje.

Arabia Saudite ka vendosur që të blejë në Zvicër 55 aeroplanë luftarakë zviceranë Pilatus PC-21. Aeroplanët do të fillojnë të barten në Arabinë Saudite nga viti 2014. Pranues i aeroplanëve është Royal Saudi Air Force. Kjo forcë ka aktualisht 47 aeroplanë trajnues Pilatus PC-9. Edhe aeroplanët e porositur së fundi janë të deklaruar për stërvitje.

Në vitin 2009 Qeveria federale kishte anuluar lejen për eksportim të materieve luftarake në Arabinë Saudite. Por, aeroplanët që përdoren për qëllime trajnimi nuk duhen identifikuar patjetër si material luftarak.

Ndërkohë, fabrika që prodhon këta aeroplanë Pilatus Flugzeugwerke AG nuk ka zbuluar çmimin e shitjes dhe as hollësitë tjera.