Autotech

“Apple” vjen me risi

Po ashtu, edhe “Apple Watch” bëhet më e pavarur nga “iPhone” me “App Store”-in e saj

Kompania “Apple” ka njoftuar se “iTunes” do të zëvendësohet nga “Apple Music”, “Apple Podcasts” dhe “Apple TV”.

Ka pasur spekulime se gjiganti teknologjik po planifikonte mbylljen e shërbimit muzikor që kishte lansuar në vitin 2001. Kompania po ashtu ka bërë të ditur edhe një numër masash të reja për privatësinë, në konferencën e saj të përvitshme të zhvillimit në San Jose.

Një regjistrim i ri do të jetë një alternativë për të hyrë në aplikacionet që përdorin llogaritë e medieve sociale, duke fshehur adresën e “e-mail”-it të përdoruesit dhe të dhënat. “iTunes” do të mbetet ndërkohë e pandryshuar në platformat “Windows”, transmeton “TCH”.

Gjiganti i teknologjisë shfrytëzon konferencën e përvitshme për të prezantuar planet e tij për muajt në vijim.

Të tjera përmirësime përfshijnë opsionin për të vënë në heshtje telefonuesit e panjohur dhe për të bllokuar dërguesit brenda aplikacionit “Mail”, kërkim të përmirësuar në mesazhe dhe mbushës të optimizuar të baterisë, përcjell albinfo.ch.

“Apple” ka bërë përmirësime edhe për tastierën e saj të gjuhës, përfshirë tastierat dygjuhëshe dhe parashikime në shkrim për disa gjuhë të botës.

Po ashtu, edhe “Apple Watch” bëhet më e pavarur nga “iPhone” me “App Store”-in e saj.

Gjiganti teknologjik zbuloi po ashtu edhe “Mac Pro”-në e ridizajnuar, të pajisur me një procesor “Intel 28 Core” dhe ekran “Display Retina 6K” që është 40 për qind më i madh sesa ekrani aktual i “iMac”.