Lajme
Apple rikthen punëtorët në zyra
Punonjësve u është kërkuar të punojnë tre ditë në zyrë, sipas një modeli pune hibride.
Punonjësit e Apple do të kthehen më së fundi në zyrë, më 5 shtator, pas disa përpjekjeve të dështuara për shkak të Covid-19.
Në një email të brendshëm, CEO i kompanisë,Tim Cook, deklaroi që e marta dhe e enjtja do të jenë ditët e përcaktuara në gjithë kompaninë dhe ekipet përkatëse do të vendosin ditën e tretë.
“Çdo ekip do të vendosë se cila është dita më e përshtatshme për ta dhe shumë shpejt do të merrni njoftim nga drejtuesit tuaj. Ashtu si edhe më parë, shumë punonjës do të kenë mundësi të punojnë në distancë dy ditë në javë. Në varësi të rolit tuaj, do të keni edhe mundësinë të punoni në distancë deri në katër javë në vit” tha Cook, transmeton Albinfo.ch.
Afati i 5 shtatorit, megjithatë, lidhet vetëm me punonjësit e Santa Clara Valley dhe Cook deklaroi se “shumë seli në gjithë botën do të jenë në faza të ndryshme dhe se në një kohë të shkurtër do të merrni detaje të mëtejshme”.
Njoftimi vjen pasi gjiganti i teknologjisë ka hequr së fundi politikën e maskave të detyrueshme në kompani.
Sipas Bloomberg, kompania po punon që prej gushtit të vitit 2021 për t’i kthyer punonjësit në zyrë, kur njoftoi për herë të parë politikën e tri ditëve.
Cook tha gjithashtu se faza e hershme e fillimit të pilotimit të punës hibride ka qenë një mundësi e mirë për t’u bashkuar dhe për të takuar personalisht kolegë të rinj/ CNBC
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën