Fun

“Apple”, rekord financiar në mesin e kompanive të mëdha botërore

“Apple” thotë të ketë shënuar rezultate rekorde financiare për tremujorin e katërt. Kompania njoftoi se ka regjistruar një fitim me vlerë 18.04 miliardë dollarë, e cila është e katërta më fitimprurëse në historinë e biznesit botëror

Deri tani rekord mbante kompania ruse “Gazprom”. Ajo kishte bërë fitime me vlerë 16.2 miliardë dollarë për tremujorin.

Rezultati i “Apple” zë vendin e parë dhe është e vetmja kompani e teknologjisë në top 20.

15 më të lartat më fitimprurëse në histori ishin arritur nga prodhuesit e naftës dhe gazit. Pjesa e mbetur i takon suksesit të “Apple”.

Të ardhurat e përgjithshme të “Apple” për këtë periudhë arritën në 74.6 miliardë dollarë.

Për krahasim “Apple” tha se të njëjtën periudhë vitin e kalua kishte realizuar të ardhura me vlerë 57.6 miliardë dhe fitim në vlerë prej 13.1 miliardë dollarë. Një total prej 65% të të ardhurave vjen nga shitjet ndërkombëtare.

Rezultati i fortë ishte për shkak të shitjeve rekord të “iPhone” dhe “Mac”, si dhe rritjen e shitjeve në “App Store”.

Në vetëm tremujorin e fundit “Apple” ka shitur 74.5 milionë smartphones “iPhone”, e cila shifër është 46% më e lartë se një vit më parë.

Problemi i vetëm për “Apple” mbetet tabletat “iPad”. Thuhet se u shiten 21.4 milionë pajisje, e cila është 21% më pak në bazë vjetore.

Drejtori ekzekutiv i “Apple”, Tim Cook, njoftoi se shitjet e orëve të zgjuara “Apple Rights Watch” do të fillojnë në prill.