Kuriozitete
Apple, marka më e fortë në botë
Me vlerë 408,251 miliardë dollarë, Apple është marka më e fortë në botë.
Ky është përfundimi i studimit të përvitshëm “Best Global Brands”, i kryer nga Interbrand, i cili analizon strategjitë në bazë të të cilave markat globale me vlerë më të madhe ekonomike janë në gjendje të përballen me sukses me një skenar biznesi sfidues dhe në zhvillim të shpejtë.
Ky është viti i nëntë radhazi, që shoqëria për konsulenca globale, Interbrand, e rendit Apple në krye të klasifikimit të përvitshëm të markave me vlerën më të madhe në botë, duke i atribuuar gjigantit të teknologjisë “një vlerë marke” 408,251 miliardë dollarë.
Kjo shifër përfaqëson një rritje me 26% krahasuar me vitin e kaluar, kur vlera e markës Apple u vlerësua në 323 miliardë dollarë., transmeton monitor, përcjell Albinfo.ch
Pas kompanisë shumëkombëshe nën drejtimin e Tim Cook renditen Amazon (249,249 miliardë dollarë) dhe Microsoft (210,191 miliardë). Këto tre marka përfaqësojnë një të tretën (33%) e vlerës totale në studim.
Në vend të katër renditet Google (196,811 miliardë), ndjekur nga Samsung (74,635 miliardë), Coca-Cola (57,488 miliardë), Toyota (54,107 miliardë), Mercedes-Benz (50,866 miliardë) McDonald’s (45,865 miliardë) dhe Disney (44,183 miliardë) e cila mbyll dhjetë markat e para në klasifikim.
Tesla, e cila rihyri në klasifikim vitin e kaluar, është marka me rritjen më të shpejtë, me një rritje të vlerës prej 184%, që e bëri atë të ngjitet përpara 26 vende, duke u renditur në vendin e 14-të, me vlerë 36.270 miliardë dollarë. Ndër markat me rritje më të shpejtë janë edhe Salesforce (+37%) dhe PayPal (+36%).
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor