Kuriozitete
Apple ka tejkaluar për herë të parë shifrën e fitimit prej 100 miliardë dollarësh në një tremujor
Duket se kompania amerikane ka rritur shitjet dhe fitimet në vlera deri tani të papara – pavarësisht krizës së koronavirusit. Apple i ka tejkaluar vlerat milionëshe të xhiros së sipërmarrjes, përcjell albinfo.ch.
Për sa i përket shitjeve, Apple ka tejkaluar për herë të parë shifrën prej 100 miliardë dollarë në një tremujor – e kjo madje bindshëm. Më parë, vetëm gjigandi i supermarketeve Walmart dhe kompania e naftës Exxon Mobil kanë pasur suksese të ngjashme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Saktësisht 111,44 miliardë dollarë, shitjet e Apple janë rritur në tremujorin e fundit me 21 për qind, krahasuar me një vit më parë. Këto shitje më së shumti janë rritur në kohën e Krishtlindjes, njoftoi koncerni. Fitimi i Apple është rritur me 29 për qind dhe ka arritur vlerën e 28,7 miliardë dollarëve – që gjithashtu është rekord i këtij koncerni amerikan.
Përfitime prej pandemisë së koronavirusit
Pajisjet e Apple janë shitur më shumë në të gjithë botën. Duket se ndalimi apo kufizimi i lëvizjeve ka ndikuar dukshëm në rritjen e shitjes së pajisjeve të këtij koncerni. Apple ka përfituar edhe nga vendimet e shumë sipërmarrjeve, të cilat kanë kërkuar që punonjësit e tyre të punojnë nga shtëpia. IPhone 12 me aftësi 5G dhe një përzgjedhje më e madhe e modeleve të tjera të Apple ka tërhequr shumë klientë, por janë shitur shumë edhe kompjuterët Mac dhe iPad. Rritjes dhe fitimeve u kanë kontribuar shumë edhe shërbimet e ofruara përmes internetit.
Në nëntor kompania nga Silicon Valley promovooi laptopin e saj të parë me çip të vetin dhe në këtë mënyrë vulosi largimin e saj nga partneri i kahershëm Intel. Megjithatë ngjashëm me industrinë e automjeteve ose dhe Microsoft, edhe Apple ka pasur kohët e fundit pengesa në ofrimin e prodhimeve të veta për shkak të pandemisë Corona.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga HAK (Automobil Klub Kroat) rreth 20:00, situata në...
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?