Lajme
Apple, edhe me një telefon të ri në vitin 2021
Apple është gati të zbulojë telefonin e rashës iPhone 12 muajin e ardhshëm, pasi shtyu datën e prezantimit pas vonesave të prodhimit që ishin lidhur me COVID-19.
Gjiganti i teknologjisë po rreshton katër modele iPhone 12, duke filluar nga 5.4 inç iPhone 12, deri në 6.7 inç iPhone 12 Pro Max, por duket se një pajisje tjetër do të bashkohet me to: iPhone 12S, transmeton telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Njoftuesi Komiya ka ndarë një orar për iPhone të ardhshëm të Apple, që shtrihen nga viti 2020 në vitin 2021, duke përcaktuar vitet se kur do të shohim telefonat inteligjentë në dyqanin zyrtar të Apple.
Telefonat e rinj nga Apple pritet të lëshohen në tetor të këtij viti. Por, ajo që na tërhoqi vërtet vëmendjen është iPhone 12S, i cili do të paraqitet në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Komiya nuk shtjellon se çfarë është iPhone 12S, por dyshohet se i referohet modelit të pestë të iPhone 12 që kemi dëgjuar për të që do të jetë më i lirë se modeli bazë iPhone 12, falë mungesës së 5G.
Pajisja raportohet të lëshohet në fillim të vitit 2021 dhe mund të shitet me pakicë për rreth 675 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor












