Kosova

Apostolova: Qeveria të bashkëpunojë më ngusht me shoqërinë civile 

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka kërkuar bashkëpunim më të madh ndërmjet Qeverisë dhe organizatave të Shoqërisë Civile.

Në lansimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, Apostolova ka thënë se kjo strategji është e rëndësishme për perspektivën e BE-së dhe për reformat në Kosovë.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Strategjia qeveritare për Shoqërinë Civile ka për qëllim bashkëpunimin në mënyrë të rregullt ndërmjet të dyja palëve.

Taulant Hoxha, përfaqësues i platformës “CIVIKOS”, u shpreh mosbesues për bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet shoqërisë civile dhe Qeverisë. Sipas tij, besimi në institucione ka rënë shumë. Përgjigje Hoxhës i dha kryeminsitri Haradinaj, i cili theksoi se drejton një Qeveri që përballet me problemet reale të qytetarëve, e jo një Qeveri vajtuese.