Shkurt.ch
Aplikoni për Çmimin për Integrim të qytetit të Bernës
Qyteti i Bernës ndan në qershor Çmimin e dymbëdhjetë me radhë për Integrim
Kështu të gjithë ata që me angazhimin e tyre kanë punuar në favor të integrimit të popullsisë emigrante mund të dorëzojnë aplikacionet e tyre deri më 15 shkurt.
Konkursi është i hapur për të gjithë ata që kanë dhënë kontribut me projeketet e tyre interesante, inovative dhe të qëndrueshme për integrimin e emigrantëve.
Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë, po ashtu për klubet, organizatat e popullsisë migrante, shoqata, institucione të tilla, si shkollat dhe qendrat e kujdesit të fëmijëve, bizneset, organizatat jofitimprurëse etj. Çmimi kryesor kap shumën 10 mijë franga dhe është i financuar nga Fondacioni Warlomont-Anger. Përveç kësaj, një çmim prej 4 mijë frangash do të ndahet për angazhimin inovativ të promovimit të integrimin. Çmimi është sponsorizuar nga Mobiliar. Fituesit do të përzgjedhen nga një juri prej shtatë anëtarësh.
Çmimi për Integrim i Qytetit të Bernës ndahet prej vitit 2004. Ky çmim ndahet nga Drejtoria Komunale për Arsim, Çështje Sociale dhe Sport. Qëllimi i çmimit është njohja publike e punës së bërë nga persona, shoqata dhe grupe në fushën e integrimit.
Për më shumë informacione në lidhje me çmimin e integrimit të qytetit të Bernës klikoni këtu: www.bern.ch/integrationspreis.
Aplikacionet mund të dërgohen direkt: Kompetenzzentrum Integration, Effingerstrasse 21, PO Box 8125, 3001 Bernë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes