Shqipëria
Aplikimet për azil të shqiptarëve në BE, Kosova e dyta në Ballkan
Në raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator, me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë
Kërkesat për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Evropian e të tjera evropiane u rritën ndjeshëm në shtator, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shkurti, përpara se të nisnin kufizimet e udhëtimit të shkaktuara nga Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave nga Zyra Evropiane e Azilantëve (EASO), aplikimet totale për azil arritën në 655, me një rritje prej 62% në krahasim me gushtin, duke u përmendur dhe nga EASO si një nga shtetet me rritjen më të lartë mujore në përqindje. Nga aplikimet totale të shtatorit, 63% ishin të reja, ndërsa bie në sy dhe numri i lartë i riaplikimeve (238 gjithsej, ose 27% e totalit). Gjithsesi edhe numri i aplikimeve të reja ishte më i larti që nga fillimi i pandemisë, me shqiptarët që duket se po i gjejnë shtigjet për të ikur, edhe pse zyrtarisht nuk lejohet të udhëtojnë lirisht në BE, që prej marsit, për shkak të kufizimeve në udhëtime nga Covid-19.
Ndërkohë për 9-mujorin, aplikimet për azil arritën gjithsej në gati 5 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë rënë me 72%, për shkak të situatës së krijuar në mbarë botën nga pandemia e koronavirusit, çka ka bërë që shtetet e Bashkimit Evropian të kufizojnë hyrjet e shtetasve jo të BE-së.
E dyta në botë, në raport me popullsinë
Ndonëse në rënie në raport me vitin e kaluar, aplikimet për azil nga shqiptarët vijojnë të mbeten më të lartat në rajon. Në shtator, kishte 238 aplikime nga Kosova, nga Serbia 2012, nga Bosnja 141 nga Maqedonia e Veriut 79 dhe nga Mali i Zi vetëm 10.
Në raport me popullsitë përkatëse, Shqipëria vijon të mbetet e dyta në botë në aplikimet për azil në shtator, me 23 aplikime për 100 mijë banorë, pas Sirisë, që ka 37 aplikime për 100 mijë banorë. Pas Shqipërisë renditet Gjeorgjia, me 20 aplikime për 100 mijë banorë. Më pas vjen Afganistani (13.2), ndërsa renditja vazhdon me Kosovën, që është e dyta në Ballkan me tendencën më të lartë për të ikur në BE.
Ndonëse shqiptarët vijojnë të ngulin këmbë, duke kërkuar azil në BE, ata kanë refuzime shumë të larta. Sipas EASO, gati 99% e vendimeve në shtator, ishin negative.
Aplikimet për azil në BE
Bllokimet e pjesshme, ndalimet e udhëtimit dhe masa të tjera parandaluese shëndetësore vazhdojnë të zvogëlojnë lëvizjen e azilkërkuesve në përgjithësi dhe nivelin e aplikimeve për azil në BE+, shkruan EASO.
Në shtator kishte pothuajse 42 800 aplikime për azil, me rritje 7% nga gushti, por në përgjithësi, aplikimet mujore mbetën në afërsisht dy të tretat e niveleve para-COVID-19 (Janar dhe Shkurt).
Sirianët, Afganët, Kolumbianët, Venezuelasit dhe Pakistanezët paraqitën më së shumti aplikime (pak më shumë se dy të pestat e të gjitha aplikacioneve në BE +).
Midis 30 shtetësive me më shumë kërkesa, kolumbianët dhe peruanët ishin të vetmit që kërkuan azil kohët e fundit më shpesh sesa në vitin 2019, shkruan Monitor.
Përqindja e riaplikimeve (11%) ishte edhe më e lartë se para shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Pak më shumë se 48,000 vendime të shkallës së parë u lëshuan në shtator në BE +, një rritje prej 11% krahasuar me gushtin e vitit 2020. Kolumbianët, Sirianët, Venezuelasit, Afganët dhe Irakianët morën më shumë vendime dhe më shumë se në gusht 2020. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025