Lajme
Rregulla të reja për viza Shengen në Zvicër
Disa ndryshime që duhet të dini për viza Shengen në Zvicër
Edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, ajo është pjesë e marrëveshjes së Shengenit. Nga muaji shkurt të gjithë aplikantët që dëshirojnë një vizë Shengen do të duhet të respektojnë disa rregullat e reja, bëjnë me dije disa media zvicrane.
Zona e Shengenit është zona më e madhe e lirë e vizave në botë, duke mbuluar pjesën më të madhe të BE-së dhe vendeve joanëtare, si Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
Duhet theksuar se një vizë Shengeni është një vizë me qëndrim të shkurtër që lejon një person nga vendet jo të BE-së të udhëtojnë në cilindo anëtar të zonës Shengen, për qëndrime deri në 90 ditë për qëllime turizmi ose biznesi, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se sistemi i ri, i cili u miratua në vitin 2018, kërkon të në mënyrë të veçantë “sigurojë një ekuilibër më të mirë midis migracionit dhe shqetësimeve të sigurisë, konsideratave ekonomike dhe marrëdhënieve të përgjithshme të jashtme”.
Po ashtu, vlen të theksohet se ekzistojnë një numër ndryshimesh specifike, përfshirë kështu:
- Tarifat më të larta për shumicën e aplikacioneve,
- Formularët elektronikë të aplikimit,
- Afatet kohore më të gjata, në të cilat do të bëhen aplikimet (kohëzgjatja e tyre).
- Disa përfitime për udhëtarët e shpeshtë që janë në rregull me qëndrimet e respektuara më parë,
- Informacionet më specifik (në anglisht) mund të gjenden edhe në linkun më posht: (https://www.schengenvisainfo.com/schengen-visa-countries-list/)
Gjithashtu, kuadri i ri përfshin një mekanizëm që përdor çmimin e vizave Shengen, si një mënyrë për të inkurajuar vendet jo-BE që të pajtohen me frenimin e migracionit të paligjshëm.
Ndërkohë, sigurisht që kjo është më pak e rëndësishme për njerëzit që jetojnë në Zvicër, por ndryshimet mund të jenë të rëndësishme për miqtë ose familjet e tyre që kërkojnë t’i vizitojnë ata. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër