Lajme

Mërgata të mos rezervojë bileta pa u njoftuar nga institucionet e Kosovës

Flutrimet janë anuluar shkak i pandemisë COVID-19

Tashmë e sa ditë flutrimet janë anuluar shkak i pandemisë COVID-19, por mërgata po kërkon lejimin e tyre për ta vizituar Kosovën.

Së fundmi, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga mërgata të mos rezervojnë bileta, pasi mund të keqpërdoren.

Kjo deklaratë erdhi në bazë të asaj qe ende nuk ka vendim për lejimin e linjave ajore.

“Ne si Ministri nuk kemi të bëjmë me çështjen e fluturimeve, por derisa nuk ka një njoftim për ndryshim të vendimit për lejimin e fluturimeve, shitja e biletave të mos bëhet dhe të mos keqpërdoret mërgata”, ka thënë ministri”, tha Zemaj.

Këto komente ai i bëri gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ku tregoi më shumë rreth menaxhimit të pandemisë.

Kosova javën e fundit ka shënuar raste rekorde të të infektuarve me koronavirus për të ndikuar në një mundësi të mbingarkimit të Klinikës Infektive dhe daljes së gjendjes jashtë kotrollit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. /Albinfo.ch