Shqipëria

Apeli i heq arrestin shtëpiak Saimir Tahirit

Vendimi u mor pas ankesës së mbrojtës së Tahirit, e cila kishte refuzuar arrestin shtëpiak. Avokati Maks Haxhia ka thënë se klienti i tij tani e tutje do të mbrohet në liri

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, duke vendosur që ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, të mbrohet në liri.

Vendimi u mor pas ankesës së mbrojtës së Tahirit, e cila kishte refuzuar arrestin shtëpiak. Avokati Maks Haxhia ka thënë se klienti i tij tani e tutje do të mbrohet në liri.

Haxhia e ka interpretuar në dy pjesë mesazhin e një dite më parë dhënë nga ambasadori amerikan Donald Lu. Sipas tij, provat janë më të forta dhe nëse gjykata gjykon në bazë të tyre, sot u hoq masa e arrestit për klientin e tij.