Shkurt.ch

Apel kundër dënimit me vdekje

Si rast për publikimin e apelit ka shërbyer dita ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje, që i bie sot, më 10 tetor

Zvicra dhe pesë shtetet që e rrethojnë kanë vendosur të rrisin angazhimin e tyre për heqjen e dënimit me vdekje nga ligjet penale të vendeve të botës ku ky dënim vazhdon të zbatohet.

Në përputhje me këtë synim, ministri i jashtëm Didier Burkhalter dhe homologët e tij nga Gjermania, Austria, Franca, Italia dhe Principata e Lihtenshtajnit kanë nënshkruar një apel që është publikuar sot në gazeta të ndryshme.

Si rast për publikimin e apelit në fjalë ka shërbyer dita ndërkombëtare kundër dënimit me vdekje, që i bie sot, më 10 tetor, e që shënohet prej dhjetë vitesh, njofton Departamenti i punëve të jashtme i Zvicrës.

Deri më sot në gjithë botën, dënimin me vdekje e kanë hequr ose kanë vendosur një moratorium rreth kësaj, 130 shtete.