Lajme

Sopranoja shqiptare merr propozimin për martesë në mes të skenës në Francë

Enkeleda Kamani, pas premierës në Teatrin Lorraine në Francë, përjetoi një moment të paharrueshëm.

 

Duket se roli i Violetës në “La Traviata” ka sjellë një gëzim shumë të madh profesional dhe personal në jetën e sopranos Enkeleda Kamani, përcjell albinfo.ch.

Mësohet se pas premierës së saj të parë në këtë rol në Teatrin Lorraine në Francë, mbrëmja u mbyll me një moment të paharrueshëm, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se partneri i saj, Davide, iu drejtua skenës me një unazë në dorë, duke rënë në gjunjë përpara saj. Gjatë lidhjes në Skype me “Rudina” në Tv Klan, sopranoja tregon për emocionet e para të atij momenti kur sapo kishte mbaruar performancën dhe e shoqëruar nga baritoni Gëzim Myshketa dhe kolegët po përshëndesnin spektatorët.

Enkeleda Kamani: Ishte afër meje Gëzimi dhe po e ndiente që unë vërtet isha e shokuar, isha shumë e emocionuar sepse ndihej një energji shumë e mirë në publik dhe thoja sa mirë që shkoi dhe ishte e pabesueshme. Pastaj ndodhi ajo dhe mendoja se do më binte të fikët, sinqerisht.

Partneri i saj, Davide, është gjithashtu një artist shumë i njohur në operan italiane. Enkeleda e përshkruan propozimin si një moment që e la pa frymë.

Enkeleda Kamani: Nuk e prisja, ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time dhe në jetën time dhe ndihesh shumë e mbushur emocionalisht, nuk di të gjej fjalët e duhura. Aty isha e shokuar, isha e emocionuar, më mungonte fryma sinqerisht, por isha e lumtur që kisha dhe Gëzimin dhe e ndamë bashkë. Një moment shumë i veçantë që do të ngelet gjithmonë në zemrën time.

Video – https://www.facebook.com/100000905534558/videos/2280620562130957/