Shkurt.ch

Anxhela Martini, më e klikuar se Kate Moss dhe Bündchen!

Modelistja shqiptare-zvicerane, Anxhela Martini ia sheh hairin "harresës" që e kishte kapluar javën e kaluar, në një sfilatë në Nju Jork

Çfarë s`mund të bëjë një veprim i (pa)menduar mirë, qoftë edhe i pacipë! Pas skandalit që na e përgatiti modelistja shqiptare Anxhela (Angela) Martini mbi tepihun e kuq në Nju Jork, kur kishte “harruar” të vishte rrobat më intime, klikimet.për të në google kanë shkuar deri në stratosferë.

Shikuar nga ky aspekt, shkruan blick.ch, shqiptarja e Cyrihut, e shpërngulur së fundi në SHBA, ua kalon madje edhe superyjeve të modës, si Kate Moss ose Gisele Bündchen! Ajo gjatë javës së kaluar ka udhëhequr listën e modelisteve më të kërkuara në botë, së paku sa i takon makinës së kërkimeve google.

Anxhela ka kërkuar falje për veprimin që është cilësuar si i turpshëm, duke shpjeguar se ka qenë një aksident, diçka që nuk ka dashur ta bënte dhe për çfarë ndjen turp. Por tashmë duket se nuk ka shumë rëndësi nëse i besojmë ose jo Anxhelës. Rëndësi ka plasimi i modelistes në top listat e më të famshmëve të zanatit të saj.

Deri dje jo shumë e njohur në botë, prej dje ajo ka pushtuar listat e modeleve më të kërkuara.

Pas zhurmës së krijuar javën e kaluar rreth saj, modelistja shqiptare, siç shkruan blick.ch, ka shkruar për të pushuar disa ditë atje ku i ka rrënjët, në Shqipëri.