Uncategorized

Anulohet vizita e kryeministrit malazez në Kosovë

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike

Për shkaka të mjegullës së madhe që ka mbuluar sot Prishtinën, është anuluar vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa nuk dihet se kur do ta zhvillohet një takim i shumëpritur.

Markoviq ishte paraparë që të takohet në Kosovë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës. Kjo vizitë ishte planifikuar si takim për zhbllokimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin zi, e cila është Bllokuar nga Kosova që nga gushti i vitit 2015.