Futboll
Anulohet sërish ndeshja mes Gjibraltarit dhe FC Prishtinës
Përmes një postimi në faqën e FC Prishtina, është njoftuar që me vendimin e autoriteteve lokale të Gjibraltarit, përfundimisht ndeshja nuk do të zhvillohet.
“FC Prishtina ka qenë tërë kohën në kontakt me Delegatin e UEFA-s, autoritetet lokale dhe me selinë e UEFA-s. Nga autoritetet lokale, ekipit tonë iu është kërkuar të qëndrojë në karantinë dhe të mos lëvizë në asnjë mënyrë nga hoteli, kurse UEFA nuk ka marrë një vendim sot, përderisa vetëm ka përcjellë vendimin e Autoriteteve Lokale të Gjibraltarit.
FC Prishtina ka dërguar në UEFA edhe formacionin e mundshëm startues, pjesë e të cilit kanë qenë 10 futbollistë që kanë testuar negativ dhe 1 që sot ka testuar pozitiv, por që paraprakisht e ka kaluar COVID-19, para rreth 1 muaji, duke e bërë kështu shumë të çuditshëm testimin në Gjibraltar. Klubi ka shprehur gatishmërinë në UEFA që ndeshjen ta zhvillojë edhe pa zëvendësime, përkatësisht pa përfshirjen në lojë të asnjërit prej 7 futbollisteve të tjerë që testuan sot pozitiv. Të gjithë 8 futbollistët që kanë testuar pozitiv në Gjibraltar, me t’ u kthyer në Kosovë, klubi do t’ i dërgojë në testim në laboratoret e licensuar nga UEFA, SynLab në Shkup, apo në Tiranë.
Skuadra kthehet sonte në Prishtinë”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës