Lajme
Anulohen shumë fluturime në Gjermani për shkak të motit të ftohtë
Edhe sot moti i ftohtë me borë dhe shi në mbarë Gjermaninë ka shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve dhe linjave të transportit me trena, si dhe mbylljen e shkollave, përcjell albinfo.ch.
Në aeroportin e Frankfurtit – që është aeroporti më i madh në Gjermani – mbi 500 fluturime janë anuluar. Ndërkaq, në Munih mbi 250 fluturime që pritej të ateronin dhe të niseshin, po ashtu u anuluan.
Aeroporti Saarbruecken në perëndim të Gjermanisë u mbyll, kurse në aeroportet në Dyseldorf dhe Këln po ashtu ka vonesa dhe anulime të fluturimeve.
Janë anuluar edhe disa udhëtime me tren në distancë të gjatë, kurse maksimumi i shpejtësisë së trenave të shpejtë do të kufizohet deri në 200 kilometra në orë për shkak të motit ekstrem.
Shumë shkolla dhe çerdhe në vend janë mbyllur, kurse punonjësit në kompani të shumta kanë mundësi të punojnë nga shtëpia.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit