Kosova
Anulohen disa fluturime për dhe nga aeroporti “Adem Jashari”, shkak greva në Gjermani

Si pasojë e grevave në aeroportet gjermane, qindra fluturime për dhe nga vende të ndryshme të botës janë anuluar.
Greva e sindikatave ka prekur aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Dyseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.
Ndër të prekurit është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar përmes rrjetit social “Facebook” se greva ka ndikuar edhe në fluturimet nga dhe drejt Prishtinës, transmeton albinfo.ch.
“Njoftim me rëndësi nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’: Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet gjermane, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në aeroportet ku kemi linja direkte,” thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Nga Hitachi Vantara te Sonio AG: Arritjet e Leutrim Hajdarit në arkitekturën cloud Për Leutrimin, teknologjia nuk është thjesht një mjet, por një forcë lëvizëse që ndryshon mënyrën se...
-
Diaspora në Kuvendin e Kosovës, Hysen Ҫekaj e Nezir Kraki sigurojnë mandatet
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Normat më të larta të interesit pas ndryshimit të qiramarrësit, rregull në Gjenevë Ndryshimet e qiramarrësit shpesh rezultojnë në një rritje të qirasë. Kjo është veçanërisht e vërtetë në...
-
“Shpërndarësit e pabindur”: Këshilla dhe të vërteta rreth monedhave të refuzuara
-
Drama “SWISS” në Graz: Pse dy dyert e urgjencës mbetën të mbyllura?
-
Të huajt që mund të jetojnë në Zvicër pa pasur punë
-
5 vjet pas Covid-19 Berset bën një bilanc: Gabimet ishin të pashmangshme