Bota

Anulohen 70% e fluturimeve nga Norvegjia, Suedia dhe Danimarka

Pilotët e “Scandinavian Airlines” në Norvegji, Suedi dhe Danimarkë kanë hyrë në grevë të premten, duke anuluar 70 për qind të fluturimeve nëpër aeroporte.

Kjo grevë mund të ndikojë te 170 mijë pasagjerë vetëm gjatë fundjavës dhe do të vazhdojë derisa nuk arrijnë marrëveshje për ngritje pagash, përcjell albinfo.ch. SAS shpresonte të vazhdonte bisedimet dhe të arrihej një marrëveshje, por shtoi se do të ketë pasoja të grevës nëpër gjithë Evropën.

Sindikatat e punëtorëve u kanë bërë thirrje 1 mijë e 500 pilotëve që të vazhdojnë grevën nëse nuk arrihet marrëveshja për paga dhe kërkesa të tjera.

Kjo grevë nuk ka ndikim te partnerët fluturues të SAS-it, të cilët kanë 30 për qind të fluturimeve nga Skandinavia.