Lajme
Anulimet dhe vonesat e fluturimeve, Zvicra performon dobët
Mungesa e stafit, greva dhe ndërprerje të tjera: Vitin e kaluar pothuajse një në tre pasagjerë kishte një problem në aeroport. Aeroportet më të besueshme janë në Lituani, shkruan albinfo.ch.
Mungesa e stafit, grevat dhe ndërprerjet e tjera çuan edhe një herë në anulime dhe vonesa të shumta të fluturimeve në aeroportet evropiane vitin e kaluar.
“Në total, 31.3 për qind e pasagjerëve në gjithë Evropën u nisën me vonesë ose nuk u nisën fare”, thuhet në shpjegimin e portalit për të drejtat e pasagjerëve ajrorë, Airhelp.
Një vit më parë norma ishte 30.6 për qind. Shumica e problemeve kanë ndodhur në verë, ndërsa në korrik shkalla e vonesave dhe anulimeve ka arritur kulmin në 39.1 për qind, transmeton 20min.
Shumica e problemeve në Britaninë e Madhe
Në shifra absolute, si një vit më parë, numri më i madh i udhëtarëve (45.5 milionë) është prekur në Britaninë e Madhe, me 34.6 për qind të të gjithë udhëtarëve që janë nisur atje vonë ose fare. Aeroportet në Maltë (39.3 për qind), Serbi dhe Turqi (38.1 për qind secila) kishin normat më të këqija.
Pothuajse 30 për qind e të gjitha fluturimeve në Zvicër janë vonuar vitin e kaluar. Gjithsej 45,087 nga 155,965 fluturime u vonuan. Gjermania u përmirësua, por në aeroportet gjermane kishte ende vonesa dhe anulime mbi mesataren me 33.2 për qind. Sipas raportit, norma në 2022 ishte 36 për qind.
Aeroporti i Frankfurt am Main është në pozicionin më të keq me një normë prej 40.2 për qind. Aeroporti më i përpiktë është ai në Sylt: vetëm 18.5 për qind e pasagjerëve kishin probleme atje.
Lituania, më e besueshme
Sipas Airhelp, aeroportet në Lituani janë më të besueshmet në një krahasim evropian: 19.9 përqind e pasagjerëve kishin probleme atje vitin e kaluar. Një numër relativisht i madh fluturimesh gjithashtu u ngritën në kohë në Norvegji dhe Estoni.
Normat e anulimit dhe vonesës për fluturimet janë rritur ndjeshëm që nga pandemia teksa sipas raporteve ato ishin përgjithësisht nën 24 për qind para vitit 2020.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha