Shkurt.ch
Antonio Hodgers: “Toleranca, sekreti i suksesit të Zvicrës”
© 24Heures
Për këshilltarin nacional të Gjenevës, i cili mbajti fjalim më 1 gusht në lëndinën e Grutli-së (GE), toleranca, “një aftësi për të jetuar së bashku dhe për të respektuar dallimet” përfaqëson “thelbin e identitetit tonë”.
Toleranca është sekreti i suksesit të Zvicrës, prandaj edhe ajo e bën kaq unikate, tha Antonio Hodgers, gjatë fjalimit të tij të mbajtur me rastin e 1 Gushtit. Ai gjithashtu nderoi rininë, e cila ishte mysafire e kësaj dite.
Pakti i vitit 1291 nuk çoi në “krijimin e një vendi të vetëm, me një popull dhe një kulturë të vetme”, por në aleancën e tri vendeve që deklaruan se kujdeseshin për sigurinë e tyre si dhe që favorizonin një formë të bashkëjetesës. Megjithatë, secili prej tyre dëshironte të ruajë pavarësinë e vet dhe veçoritë e saj.
“Këto vlera janë të bazuara në demokraci”, tha ai para se të përmendë Jean-Jacques Rousseau se politikanët nuk janë zgjedhur për të sunduar mbi popullin, por për të këshilluar. Çdo qytetar ka një copë përgjegjësie në demokraci.
Vendet e emigrimit
Për të shënuar njëqindvjetorin e organizatës për mbrojtjen e rinisë Pro Juventute, politikani pyeti se cilat janë ëndrrat, shpresat, por edhe frika e njerëzve të rinj më 1912, në fillim të shekullit.
Antonio Hodgers rikujtoi që Zvicra e shekullit 19 ishte një vend emigracioni, “para se të bëhej një vend emigracioni”. Dhe paraqiti një paralele në mes “të rinjve zviceranë të shkullit 19″, me të rinjtë arabë të vitit 2012″, të cilët gjithashtu “dalin jashtë shtetit të tyre për të gjetur një jetë më të mirë”.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme