Shkurt.ch

Antitrupat që ndalojnë zhvillimin e tumorit

Kjo terapi ka përparësinë që, marrë në përgjithësi, mund të aplikohet kundër të gjithë tumorëve

Shkencëtarët e universitetit ETH të Cyrihut kanë zbuluar një materie që mund të luftojë me sukses kancerin.

Materia në fjalë, e pasuruar me antitrupa me përbërje të ndryshuar, mbyt qelizat që zhvillojnë tumorin. Në të vërtetë, antitrupat e përmendur e ndalojnë qarkullimin e ushqimit për te tumori, dhe si pasojë, tumori “vdes nga uria”.

Në terapitë e deritashme, antitrupat vihen të pandryshuara në medikamentet kundër kancerit, kështu që nuk janë shumë efikasë. Ndërsa, duke ia bashkuar antitrupit materien që mbyt qelizat, shtohet efikasiteti.

Kjo terapi ka përparësinë që, marrë në përgjithësi, mund të aplikohet kundër të gjithë tumorëve. Por megjithë këtë, shkencëtarët nuk e pohojnë se ajo siguron shërim të plotë.