Integrimi

Ansambli “Trojet” nga Zvicra, do të performojë në SHBA

Në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbahet festivali shqiptar, përcjell albinfo.ch.

Në këtë festival nuk do të mungojnë as valltarët e valles shqipe nga Zvicra. Ata do të performojnë nga 15 deri më 16 qershor në kuadër të këtij festivali. Kurse një koncert të dedikuar festivalit në Detroit do të mbahet me 8 qershore këtu në Winterthur të Zvicrës.

Është ansambli artistik “Trojet” nga Zvicra që përmes këngëve e valleve do të promovojë edhe një herë kulturën shqiptare.

“Miq të dashur, po ju japim këto pamje të anëtarëve të ansamblit artistik TROJET gjanë ushtrimeve të fazës së fundit para rrugëtimit tonë artistik përtej Atlantikut (në Detroid të SHBA-së), ku do të jemi pjesë e Skenës së Hapur të Festivalit Shqiptar në Detroid. Na priftë e mbara!”, kanë njoftuar ata.

Ansambli “Trojet”/Fb

Më shumë për festivalin:

albanianusafestival