Lajme
Ansambli ”Shota” triumfon prapë në Festivalin e Koresë së Jugut
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe i Valleve ”Shota” u shpall fitues i vendit të dytë në festivalin ”Cheonean Folkore and Dance Festival”, që mbahet në Korenë e Jugut
Festivali “Cheonean Folklore and Dance Festival” ka pasur pjesëmarrës nga shumë vende të ndryshme të botës, ndërsa ansambli ”Shota” ishte i vetmi shqiptar që ishte në garë me 17 shtetet pjesëmarrëse, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e bëri të ditur Ylber Asllanaj, udhëheqës artistik i këtij institucioni, përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook.
”Akkv “SHOTA” nderohet me VENDIN E DYTË
Urime të gjithë atyre që e dhanë edhe pikën e fundit të djersës dhe nuk kursyen asgjë që, atdheut tonë, t’i rrisin namin edhe në këtë pjesë të largët të botës!”
Festivali, i cili përveç garës kryesore të performancës së përgjithshme, përfshinte edhe kategori të tjera garuese në: defile në rrugë dhe performanca individuale, që ishte edhe një mundësi e shkëlqyeshme qe bota të njihej me kulturën shqiptare përmes “Shotës”.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq Trendi në rënie prej vitesh vazhdon kështu: shitjet totale të birrës ranë me 1.6% në 4.5...
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve