Muzikë
Ansambli i këngëve dhe valleve “Drita”, Kreuzlingen
"Drita" do të organizojë program kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 18.02.2023 në Kreuzlingen, ku pritet të ketë numër të madh mysafirësh
Në qytetin e Kreuzlingenit në Zvicër lindi shoqëria kulturore-artistike “Drita“, e cila më vonë u shndërrua në një ansambël të mirëfilltë të këngëve e valleve popullore shqiptare.
Ky ansambël u themelua më 23 mars 2002, nga veprimtari Haradin Gashi.
Nga viti i lartpërmendur e deri më sot, kjo shoqëri kulturore vepron aktivisht në qytetin e Kreuzlingenit, duke luajtur rol të rëndësishim për mbajtjen dhe ruajtjen e kulturës shqiptare në Zvicër.
“Ndihem jashtëzakonisht mirë që përveç se po e ruajmë traditën dhe kulturën tonë, ne po e koltivojmë atë edhe te gjeneratat e reja këtu në diasporë. Jam krenar me punën time si themelues, por edhe me rininë tonë të bukur që e kemi”, thotë Gashi për revistën Albinfo.ch.
Përveç valltarëve, në kuadër të ansamblit “Drita” vepron edhe grupi i instrumentistëve dhe këngëve folklorike.
Ansambli “Drita” përbëhet nga një staf i madh prej 52 anëtarësh dhe pritet që ky numër të rritet nga muaji në muaj, pasi interesimi është i madh.
Ky ansambël organizon evente kulturore sidomos për festat kombëtare, siç janë 17 Shkurti dhe 28 Nëntori.
“Duke i falënderuar shumë prindër dhe familje që janë bashkë rreth këtij ansambli, jemi shumë të fortë në organizime, sidomos për festat kombëtare 17 Shkurtin dhe 28 Nëntorin, që i festojmë rregullisht në nivel të lartë kulturor”, tregon Gashi.
Ky ansambël do të organizojë program kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës, më 18.02.2023 në Kreuzlingen dhe, siç ndodh rëndom, pritet të ketë numër të madh mysafirësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?