Kuriozitete
Ankand i perlës natyrale në Hagë
Ankandi i së enjtes do të jetë i pari në 240 vjet, në të cilin do të shitet një perlë dhe është vlerësuar mes 340 - 540 mijë euro
Perla më e madhe e njohur ujore, e quajtur edhe luani i fjetur, nga shkaku i formës së parregullt, do të shitet të enjten në ankand në Hagë. Shitësit, një grup komercial i quajtur “Shoqëria e perlave nga Amsterdami” njoftoi se perla dikur ishte pronë e Katerinës së Madhe nga Rusia, e besohet se rrjedh nga Kina.
Ankandi i së enjtes do të jetë i pari në 240 vjet, në të cilin do të shitet një perlë dhe është vlerësuar mes 340 – 540 mijë euro.
Eksperti i perlave, Hanco Zvan, ka thënë se ajo është unike, sepse e ka formën natyrale dhe nuk ka asnjë intervenim njerëzor. “Perla është unike, sepse është shumë e madhe, dhe çka është më e rëndësishme, ajo është natyrale. Shumica e perlave të sotme janë kulturuar, respektivisht janë prekur nga njeriu. E kjo e ka formën e vet ashtu siç u gjet në liqen apo lumë”, tha ai.
Një prej dëshmive të para të ekzistimit të kësaj perle qëndron në arkivin e Amsterdamit dhe peshon 578 karatë. Pronari aktual i saj, Herman Domise, i cili është kryesuesi i shoqërisë së Amsterdamit të perlave, ka thënë se ka vendosur ta shesë atë për shkak se është pjesë e rëndësishme e natyrës dhe duhet të qëndrojë e ekspozuar në muze.
“Mund të mendoni se po e shes, ngase kam nevojë për veturë të re apo diçka e tillë. Arsyeja është se nuk e ka vendin në koleksion privat, sepse është pjesë e rëndësishme e natyrës, andaj duhet të ekspozohet”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind